Banorët e rajonit “Durrësi i ri” në qytetin e dëmtuar nga përmbytjet e fillimvitit e drejtojnë gishtin nga autoritetet që nuk bënë shumë për kanalizimet. justifikimet që përdorin për banorët janë punimet paralel me shtrimin e rrugëve por kjo bëhet në formë preferenciale.
Syri TV
Vera Peto, prej rreth 2 muajsh është e bllokuar në shtëpi dhe e ka të pamundur të shkojë për një vizitë mjekësore. Gjendja e degraduar e rrugës ia bën të pamundur daljen nga banesa.
Dalja nga shtëpia do ishte një formë lehtësimi për të thotë i shoqi.
Mungesa e infrastrukturës rrugore është për banorët shkaktari kryesor i përmbytjeve.
Në buxhetin e 2026, bashkia ka planifikuar një fond 165 milionë lekë për rehabilitimin e rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të ri.
© SYRI.net