Një avari e rëndë ka ndodhur në linjën 110kV të OST, ku rreth orës 20:30 është staktuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV - Traktora, dhe për shumë minuta janë pa energji elektrike disa zona të Tiranës.
Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë.
Institucionet e rëndësisë së veçantë kanë marrë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.
Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës ‘Ali Demi’, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë ‘Rruga e Elbasanit’, etj.
© SYRI.net