SYRI TV/ Qeveria vonon pagën e dhjetorit për mjekët në Shkodër, bluzat e bardha të shqetësuar për rrogat

15:25, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Vonesa e dhënies së pagës së muajit Dhjetor dhe shpërblimi më i vogël nga sa është premtuar është kthyer në normalitet prej vitesh në sistemin shëndetësor të Shkodrës. Kreu i sindikatës i kërkoi qeverisë, që kjo situatë të gjejë zgjidhje sa më parë.

Personeli shëndetësor i Shkodrës nuk ka marrë ende pagën e muajit dhjetor, një fenomen që përsëritet çdo vit sipas kryetarit të sindikatës së shëndetësisë Shkodër, Paolo Kaceri.

Kjo vështirëson jetesën normale për pjesën dërrmuese të personelit, që përballet me vështirësi ekonomike.

Kaceri kërkon një reagim të shpejtë nga institucionet përgjegjëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco