Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Të rinjtë marrin drejtimin e PD

Përmbytje në Murriz-Kozare/ Fermerët kërkojnë kompensim pas dëmeve kolosale nga hidrocentrali i Banjës

Përmbytje në Murriz-Kozare/ Fermerët kërkojnë kompensim pas dëmeve kolosale nga hidrocentrali i Banjës

14:04, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përmbytja e disa ditëve më parë ka lënë shkatërrim total në fshatin murriz Kozare të njësisë administrative Fiershegan të bashkisë Lushnje. Jo reshjet e shiut, por shkarkimet e hidrocentralit të banjës kanë sjellë mbi një metër ujë në fshat. Për pasojë, gjithçka është rrënuar.

Komisioni i pushtetit vendor ka dalë dhe ka përfunduar verifikimin e dëmeve në terren dhe sipas administratorit të njësisë Fier-Shegan është shënuar gjithçka që është dëmtuar.

Fermerët që kanë pasur të kultivuara perime në sera janë më të dëmtuarit ku kanë pësuar dëme totale në sipërfaqet e mbjella.

Sipas fermerëve, uji i shkarkimit nga banja është shkaku i përmbytjes së paparë në 34 vjet.

Fermerët e fshatit Murriz- Kozare i bëjnë thirrje qeverisë ti ndihmojë duke i dhënë mundësinë të.punojnë sërisht pasi në të kundërt ata nuk mund të mbijetojnë në këto kushte kur gjithçka që kanë investuar është zeruar

Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet është kolosal dhe fermerët kërkojnë kompensim tani, që të mund të vijojnë aktivitetin e tyre në punët e bujqësisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco