Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Të rinjtë marrin drejtimin e PD

Fier/ Dalja e lumit Seman përmbyti fermat - Bagëti të sëmura, shpendë të ngordhur e bazë ushqimore e shkatërruar

Fier/ Dalja e lumit Seman përmbyti fermat - Bagëti të sëmura, shpendë të ngordhur e bazë ushqimore e shkatërruar

11:28, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dalja e lumit Seman nga shtrati në zonën e Mbrostarit, Bashkia Fier, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori dhe biznese të fermerëve, duke goditur rëndë jetën dhe aktivitetin e komunitetit lokal. Shpendët, bagëtitë dhe kosheret me bletë janë prekur nga përmbytja, ndërsa baza ushqimore është bërë e papërdorshme.

Sipas banorëve, përmbytja ka lagur dhe shkatërruar ushqimin e bagëtive, duke e bërë atë të pa përdorshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e kafshëve.

Dëme të konsiderueshme janë shënuar edhe në kosheret e bletëve, ku shumë bletë kanë ngordhur, si dhe në dele dhe dhive të sëmura nga i ftohti dhe lagështira.

Grupe komisionesh nga pushteti vendor kanë inspektuar situatën dhe kanë shpërndarë ushqim për bagëtitë, por fermerët thonë se kjo ndihmë ka mjaftuar vetëm për dy ditë dhe nuk mjafton për të mbuluar nevojat e tyre.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe mbështetje të vazhdueshme për të përballuar pasojat e përmbytjes dhe për të mbajtur gjallë kafshët.

Banorët e Mbrostarit paralajmërojnë se nëse nuk sigurohet ndihmë e menjëhershme dhe një strategji afatgjatë për të rikuperuar bazën ushqimore dhe për të mbrojtur bagëtitë, pasojat për blegtorinë dhe ekonominë lokale mund të jenë katastrofike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco