Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë këtë të mërkurë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shtetasit që planifikojnë të udhëtojnë drejt SHBA-së me vizë turistike.
Sipas njoftimit, me vizën B1/B2 lejohen aktivitete si blerje (shopping), vizita tek miq dhe të afërm në SHBA, si edhe takime me sipërmarrës apo përfaqësues biznesesh.
Megjithatë, Ambasada thekson se kjo vizë nuk lejon udhëtimin me qëllim lindjen e një fëmije në SHBA, punësimin apo ndjekjen e studimeve në universitete apo institucione arsimore. Për këto aktivitete, qytetarët duhet të aplikojnë për kategori të tjera vizash përkatëse.
Ambasada paralajmëron se viza mund të refuzohet nga oficerët konsullorë nëse ata nuk binden se aplikanti do të respektojë rregullat dhe kushtet e vizës turistike.
Në përfundim, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi dhe të përdorin vizën e udhëtimit në mënyrë korrekte, në përputhje me ligjet dhe rregulloret amerikane.
It is your responsibility to use your visa correctly.
— TravelGov (@TravelGov) November 28, 2025
Some activities that ARE ALLOWED on a B1/B2 visitor visa:
✅ Tourism
✅ Vacation (holiday)
✅ Shopping
✅ Visiting with friends or relatives
✅ Meetings with business associates
✅ Attending a convention or conference… pic.twitter.com/NpQZDeOmkM
© SYRI.net