Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Përmbytje masive në Libofshë, mijëra hektarë toke ende nën ujë

Përmbytje masive në Libofshë, mijëra hektarë toke ende nën ujë

14:13, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata e vështirë në fushën e Libofshës ku ende mijëra hektarë janë të përmbytura. Ndonëse uji është ulur në nivel ende mbetet shumë punë. Hidrovori i Karavastasë aktualisht punon prej ditësh me kapacitet të plotë dhe evadon drejt detit rreth 50³ ujë në sekondë. 

Aktualisht niveli në hidrovor është +60 cm dhe vijon të ulet. Sipas përgjegjësit për Lushnjen të drejtorisë rajonale të ujitjes dhe kullimit Qarku Fier Ferdinand Dervishi, hidrovori është projektuar për të kulluar tokat dhe jo për të përballuar ujërat e lumit Shkumbin. 

Argjinatura në fshatin havaleas të Libofshës u ç'a ditën e hënë pasdite dhe gjithë uji ka mbuluar zonën duke shkaktuar përmbytje masive në banesa e toka bujqësore.

Bordi i ujitjes dhe kullimit qarkut Fier nuk ndërhyn dot për mbylljen e argjinaturës nëse lumi Seman nuk kthehet në shtrat dhe të largohet uji i përmbytjes aktuale nga hidrovori i Karavastasë ku kullojnëbi 4500 hektarë të Libofshës dhe Karavastasë. 

Nëse nuk ndalen shkarkimet e hidrocentralit të banjës, totalisht dhe të mos punojnë agregatët, duhen të paktën 5 ditë që të largohen ujërat, në të kundërt, situata do të vazhdojë pafund!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco