Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa

Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa

13:08, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rrëshqitje masive e tokës, është konstatuar në fshatin Vajzë të Vlorës në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun.

Burimet raportojnë se rrëshqitja aktualisht po avancon drejt tre banesave të pabanueshme, ndërsa terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe me rrezik të shtuar për zgjerim të rrëshqitjes, veçanërisht në rast të reshjeve të mëtejshme.

Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë në rrezik të drejtpërdrejtë, pasi objektet e prekura janë të pabanuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco