Tregu i rrobave të përdorura në Durrës është përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura që kanë goditur qytetin gjatë orëve të fundit.
Pamjet e mbërritura në redaksi tregojnë një situatë dramatike, ku uji ka arritur niveli 2 metra brenda hapësirave të tregut, duke dëmtuar mallin e tregtarëve.
Punonjës dhe tregtarë raportojnë se shumë nga dyqanet dhe magazinat janë të fundosura, ndërsa qarkullimi brenda tregut është i pamundur.
Uji ka depërtuar brenda ambienteve, duke e bërë të rrezikshme qëndrimin brenda dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Tregtarët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale për pastrimin e ujit dhe për të shpëtuar mallin e tyre, ndërsa disa kanë tentuar të shpëtojnë pjesën më të vogël të inventarit me mjete të improvizuara.
Pamjet tregojnë ujin që mbulon plotësisht rrugët dhe ambientet e tregut, ndërsa banorët dhe tregtarët janë të alarmuar për dëmet e shkaktuara dhe pasigurinë që situata krijon.
© SYRI.net