Reshje dëbore dhe temperatura deri në -18°C, probleme në Rrugën e Arbrit dhe disa fshatra të vendit

16:06, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moti i keq me reshje dëbore ka përfshirë zonat malore në disa qytete të vendit. Në Lurë janë shënuar temperatura deri në -18 gradë Celsius si dhe ka prezencë akulli në shumë akse rrugore. Në Korçë dhe në Gjirokastër janë disa fshatra të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në akset rrugore.

Diber/ Ndërsa ultësira e Shqipërisë po përballet me përmbytje për shkak të daljes nga shtrati të disa lumenjve, zonat malore janë përfshirë nga reshjet e borës. Në orët e para të mëngjesit temperaturat kanë shënuar -15° në qytetin e Peshkopisë ndërsa në Lurë -18°. Në disa akse rrugore ka pasur prezencë akulli.

Elbasan/ Ne disa fshatra te thella malore te bashkise Librazhd dhe Gramsh jane te bllokuar nga debore. Nderkohe akset Librazhd-Peshkopi, Funar, Labinot Mal, Gramsh ka prani te debores qe ka arritur disa centimetra trashësi.

Korçë/ Rrëshqitja e dherave në disa fshatra të Pogradecit, kanë përfshirë zonat ku janë evakuuar familje në fshatrat Çërravë dhe Dardhas, si dhe në zonën e rezervuarit të Stropckës. Në njësinë Administrative Trebinjë, vijon të jetë e bllokuar rruga Dunicë.

Gjirokastër/ Probleme me rrëshqitjet e dherave dhe me prezencën e inerteve në akset rrugore ka pasur edhe në Qarkun e Gjirokastrës. Më të rrezikuarat janë Rruga e bllokuar e fshatit Memaliaj ka lënë të izoluara 5 banesa Teksa në fshatin Tosk-Martalloz, ka rrëshqitje dherash që rrezikojën një banesë. Në fshatin Levan ka përsëritje të rrëshqitjeve të dherave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco