Lumi Seman ka çarë argjinaturën në fshatin Alibeaj mesditën e sotme, si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga shkarkimet e rezervuarëve në zonën e Skraparit dhe Beratit.
Si rezultat, uji ka dalë përtej argjinaturave, duke përmbytur toka bujqësore dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete eskavatorë e traktorë si dhe pompimi për disiplinimin e ujërave që derdhen në kolektorin që mbledh hidroviori në Darëzezës. Qëllimi i ndërhyrjes është shmangia e përmbytjes së disa banesave në fshatrat Hasturkas dhe Ndërnënas.
Situata mbetet nën monitorim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes.
Momentalisht nën ujë janë hektarë të tëra tokash por për momentin nuk rrezikohen banesat, thonë banorë të zonës, informon gazetari i Syri TV, Xhemil Beharaj.
© SYRI.net