'Në dorë të Zotit', banori e Shkodrës mes ujit: 100 dynym tokë e përmbytur, në oborr 1.5 metra! Askush s'vjen ta shohë

12:58, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata në zonat e përmbytura të Shkodrës vijon të mbetet dramatike. Banorët raportojnë se uji ka hyrë në oborret e banesave duke arritur deri në 1.5 metra, ndërsa sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore janë përmbytur plotësisht.

Sipas dëshmive të banorëve, në orën 12:30 të natës janë kryer shkarkime të ujit, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën në terren. Ata shprehen se janë njoftuar vetëm për të larguar bagëtitë, por pa asnjë mbështetje konkrete apo ndërhyrje nga institucionet.

“Ujin e kemi në oborre, 1 metër e gjysmë. Na kërkuan të largojmë bagëtitë, por askush nuk ka ardhur të na shohë. 100 dynym tokë janë të përmbytura. Jemi në dorë të Zotit”, shprehen banorët të revoltuar.

Dëmet janë të konsiderueshme, jo vetëm në banesa, por edhe në bujqësi, ku qindra dynymë tokë kanë mbetur nën ujë, duke rrezikuar jetesën e familjeve që varen nga toka dhe blegtoria.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, transparencë mbi shkarkimet e ujit dhe ndihmë reale në terren, ndërsa denoncojnë mungesën totale të pranisë së institucioneve në zonat e prekura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco