Vlorë/ Shembet aksi i rrugës në fshatin Bashaj, fëmija dërgohet në spital me helikopter

12:23, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar sot Forcat Ajrore të ndërhyjnë me helikopter.

Ndërhyrja u bë për të shpëtuar një fëmijë, i cili kishte pësuar një goditje në kokë dy ditë më parë nga një kafshë e quajtur mushkë.

Fëmija ndodhej në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe u transportua me helikopter drejt spitalit në Vlorë pasi ambulanca nuk mundi të shkonte në zonë për shkak të mungesës së rrugës.

Aksi rrugor rezulton i shembur prej pesë ditësh, së bashku me një pjesë të malit, problematikë për të cilën është raportuar edhe ditët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco