Ministria e Arsimit, ka bërë me dije se është publikuar rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm dhe të përgjithshëm e atë profesional.
Sipas njoftimit, datat e provimeve vijojnë si më poshtë:
2 qershor - Provimi i gjuhës së huaj
9 qershor - Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
16 qershor - Provimi i matematikës
23 qershor - Provimi me zgjedhje
Po ashtu janë publikuar dhe shpërndarë testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.
“Kujdes! Çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores.
Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë”, shkruhet në njofim.
© SYRI.net