Në ditën e tetë të daljes së lumit Vjosë nga shtrati, dëmet vazhdojnë të jenë evidente në fshatin Bishan, Vlorë. Banorët punojnë për pastrimin e zonave të përmbytura, duke larguar mbeturinat dhe baltën që lumi ka sjellë në pronat e tyre.
Megjithatë, shqetësimi kryesor i fermerëve është mungesa e ushqimit për bagëtitë.
Sipërfaqet ku ata kishin kullota janë shkatërruar nga përmbytja, ndërsa lumi ka marrë barin që ushqente lopët dhe kafshët e tjera.
Për pasojë, banorët kërkojnë ndihmë urgjente për furnizimin me ushqim për bagëtitë, të cilat po vuajnë pasojat e përmbytjes.
© SYRI.net