Aksi Librazhd – Peshkopi i pushtuar nga dëbora, qarkullim i vështirë për automjetet

10:23, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e borës kanë mbuluar tërësisht aksin rrugor Librazhd – Peshkopi, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve.

Sipas burimeve nga terreni, segmentet më problematike janë ato malore, ku trashësia e borës arrin disa dhjetëra centimetra dhe ka rrezik të rrëshqitjes së mjeteve. 

Banorët paralajmërojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve dhe mjeteve të përshtatshme për borë.

Autoritetet lokale monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për respektim të paralajmërimeve dhe sinjalistikës në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco