Qindra hektarë tokë të përmbytura në fshatrat e Fierit, banorët: Situata e përsëritur, duhet ndërhyrje urgjente

10:08, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në zonat Grecalli dhe Mujall, pas daljes së lumit Seman, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe fermerët e Qarkut Fier.

Banorët tregojnë se ky fenomen nuk është i ri, duke përmendur se përmbytje të ngjashme kanë ndodhur më parë në vitet 1964 dhe 1972.

Tokat e përmbytura janë kryesisht të mbjella me ullinj, vreshta, grurë, elb dhe tërshërë, duke rrezikuar prodhimin bujqësor dhe jetesën e fermerëve të zonës.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet për të shpëtuar prodhimet dhe për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, duke paralajmëruar se përmbytjet e përsëritura mund të kenë pasoja afatgjata për ekonominë lokale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco