Teksa ka nisur uji nga banesat dhe tokat bujqësore, banorët e fshatit Ferras në bashkinë Fier, kanë ngritur akuza për procesin e vlerësimit të dëmeve nga punonjësit e bashkisë. Kryeplaku i këtij fshati, u shpreh me skepticizëm për vlerësimin e dëmeve, duke kërkuar që të mos bëhen diferencime dhe vlera e pajisjeve elektroshtëpiakeve apo dëmeve në mobilje dhe kafshë shtëpiake të bëhet e drejtë. Ndërsa në anën tjetër të lumit Vjosë, në fshatrat e Novoselës, edhe pse uji ka nisur të tërhiqet nga banesat, në këto zona ende nuk ka asnjë grup të vlerësimit të dëmeve nga bashkia Vlorë.
Syri tv
Pesë ditë pasi Lumi Vjosë përmbyti disa fshatra të bashkisë Vlorë dhe Fier, kanë zbritur në terren grupet e vlerësimit të dëmeve nga emergjencat civile të pushtetit lokal.
Sikundër qeveria ka refuzuar të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, që në nisje të këtij procesi banorët janë përballur me mungesë vlerësimi reale të dëmeve nga pushteti lokal. Në fshatin Ferras të bashkisë Fier, kryeplaku i fshatit hodhi dyshime mbi mënyrën sesi po bëhet procesi i vlerësimit të dëmeve, dhe diferencimin e familjeve të përmbytura.
Si pasojë Vjosa ka përmbytur tregun e kafshëve pas urës së Mifolit. Banoret e Bishanit dhe Fitores ,shprehen se nuk ka ardhur aasnje komision vlersimi ne banesat dhe se kanë bagëtitë pa ushqim.
Ndërkohë, forcat e Mbrojtjes Civile janë në terren dhe po punojnë për riparimin e një argjinature, e cila është çarë në ditët kur Vjosa kishte prurje të mëdha.
© SYRI.net