SYRI TV/ Durrësi në ditën e pestë të përmbytjeve, banorët: Shteti na ka lënë në mëshirë të fatit

15:11, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas tërheqjes së ujit, në Durrës banorët kanë nisur të pastrojnë shtëpitë nga mobiliet, elektroshtëpiaket, dhe kafshët që u dëmtuan për shkak të përmbytjeve masive. Situata në zonat e përmbytura i ngjan një qyteti lufte, ku pas ka mbetur shkatërrim dhe dëshpërim. Banorët në Durrës ankohen se nga pushteti lokal deri më tani nuk ka shkuar njeri për të bërë vlerësim të dëmeve, ndërsa largimi i ujit ka nxjerr në pah edhe dështimin e bashkisë për të pastruar kanalet kulluese.

Syri tv:

Këto janë pamjet dramatike që vijnë nga Durrësi, ku ngjashmëria është e përafërt me atë të një qyteti të bombarduar nga lufta, ku pas vendosjes së armëpushimit, në këtë rast tërheqjes së ujit, banorët kanë nisur të pastrojnë banesat e tyre nga mobiliet, elektroshtëpiaket apo dhe kafshët shtëpiake që u shkatërruan nga uji.

Zonat më të goditura janë në ato në Sukth, Sektor Rinia, Shkozet, dhe lagje të tjera të ish-kënetës. Dëmet në këto zona janë të pallogaritshme, ndërsa dëshpërimi i banorëve tejkalon kufijtë edhe për shkak të braktisjes totale nga shteti.

Djersa e një jete, shkon dëm për 24 orë tregojnë banorët që tashmë bëjnë bilancin e humbjeve, teksa kërkojnë një zgjidhje afatgjatë nga shteti, në mënyrë që katasftrofa të tilla të mos ndodhin më.

Banorët në zonat e ish-Kënetës, sot i quajtur si Durrësi i Ri, tashmë kanë edhe përgjigjen për shkakun e përmbytjeve, duke vendosur gishtin pikërisht te strukturat shtetërore.

Tërheqja e ujit nga zonat e përmbytura, ka nxjerr në pah edhe dështimin e bashkisë për të pastruar kanalet kulluese, të cilat siç duket në pamje janë mbuluar nga shkurret dhe mbetjet, që pengojnë qarkullimin e ujit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco