Përmbytje në Kuçovë pas hapjes së portave të HEC Banjës, fermeri humb rreth 100 derra

Përmbytje në Kuçovë pas hapjes së portave të HEC Banjës, fermeri humb rreth 100 derra

14:50, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hapja e portave të Hidrocentralit të Banjës në Gramsh ka shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Devoll, duke përmbytur landfillin e qytetit të Kuçovës dhe një stallë me derra.

Fermeri Pëllumb Braushi tregon për situatën dramatike: “Uji erdhi me shpejtësi gjatë natës. Unë dhe gruaja përpoqëm të shpëtonim derrat, por rrjedha e ujit ishte e fortë dhe niveli i ujit sa vinte e shtohej. Rreth 100 kokë derra kanë mbetur të mbytur brenda stallës, ndërkohë që gicat e mbetura mund të ngordhin për shkak të qëndrimit për shumë orë nën ujë.”

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në bashkitë Dimal dhe Kuçovë janë të konsiderueshme.

Autoritetet lokale kanë ngritur grupe pune që do të verifikojnë situatën në terren, ndërsa banorët presin ndihmë urgjente për pastrimin dhe rikuperimin e pronave të prekura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco