Përmbytje në Dimal dhe Kuçovë, dhjetëra banesa dhe toka nën ujë

Përmbytje në Dimal dhe Kuçovë, dhjetëra banesa dhe toka nën ujë

14:44, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Dalja nga shtrati e lumit Devoll dhe hapja e portave të kanalit kullues kanë shkaktuar përmbytje në dhjetëra banesa dhe toka bujqësore në fshatrat Banaj e Goriçan, në bashkinë Dimal, si dhe në fshatrat Rreth-Tapi dhe Ferma Partizani, në bashkinë Kuçovë.

Në këto zona po ndërhyhet me skrepa dhe me mjete të Ushtrisë për hapjen e kanaleve të bllokuara dhe tërheqjen e ujërave.

Banorët e fshatit Çiflik protestuan mbrëmjen e djeshme për hapjen e portave të kanalit kullues. Sot, hapja e portave bëri të mundur devijimin e ujërave drejt fshatit Çiflik dhe më pas drejt zonave të Goriçanit dhe Rreth-Tapit.

Megjithatë, dhjetëra shtëpi dhe tokat bujqësore në Banaj, Goriçan, Rreth-Tapi dhe Ferma Partizani mbeten ende të përmbytura.

Forcat e ushtrisë dhe ekipet e emergjencave po punojnë intensivisht për të hapur kanalet dhe për të larguar ujin nga zonat e prekura, ndërsa banorët ndjekin situatën me shqetësim dhe presin normalizimin e gjendjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco