Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

SYRI TV/ Lumi Shkumbin e Seman dalin nga shtrati, banorët refuzojnë justifikimin e autoriteteve

14:32, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhjetra banesa të dëmtuara, humbje e rezervave ushqimore për bagëtinë dhe dëmtim I të mbjellave me grurë është bilanci paraprak I dëmeve që shkaktoi dalja nga shtrati I lumenjve Shkumbin dhe seman që prekin si qarkun e Elbasanit ashtu edhe të Lushnjes. Banorët refuzojnë justifikimin e autoriteteve të cilët nuk kanë vënë dorë prej një dekade në terren.

SYRI TV

Lumi shkumbin doli nga shtrati mëngjesin e kësaj të diele. Si pasoje 30 banesa u permbytën në fshatin Thanasaj. Prania e ujit ne katet e par atë shtëpive u ka shkaktuar dëme banorëve jo vetëm në orendi por edhe në rezervat ushqimore që ruanin për kafshët e shpendët.

Prania e ministrit të mbrojtjes nuk ishte lehtësim për tap or zemërim për mungesë të vëmendjes. Edhe kryetares së bashkisë Lushnje I kërkuan ndërtimin sa më pare të një argjinature mbrojtëse.

Një sasi e konsiderueshme tokash bujqësore ndodhet nën pushtetin e ujit. Të prekur nuk janë vetëm fermerët në Thanasaj por edhe në zonën e Çermës Divjakë dhe disa fshatra të Rrogozhinës.

Më sipër ndërkohë, në zonën e Elbasanit në Jagodinë po numërohen dëmet e shkaktuara dhe banorët e zones ankohen për tokat e kultivuara me grurë që me këtë përmbytje nuk flitet më për prodhim.

Duke e konsideruar situatën të prësëritur prej bllokimit të kanaleve kulluese për të cilat nuk kujdesen kush prej 1 dekade, shpresat I kanë vetëm tek dëmshpërblimet nëse do ketë.

Lumi Seman ndodhet gjithashtu në pikën e tij kritike në Inshtë ndërkohë që dalja e tij nga shtrati ka rënduar situatën në fshatin Murriz të Kozarës. Dhjetëra hectare tokë rezultojnë të përmbytura.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco