Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim të ri lidhur me situatën në vend lidhur me kushtet hidrometeorologjike.
Sipas llogaritjeve, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, sot pritet që ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, ditën e sotme, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Ditën e nesërme, e hënë, datë 12, pritet rënie e prurjeve dhe niveleve në këta lumenj.
Lumi Drin- Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.
Temperatura dhe ngrica:
Sot pasdite dhe nesërsi pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Reshjet:
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje deri lokalisht të dobëta.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperatura:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 5 °C
në vendet e ulëta: -3 / 5 °C
në vendet malore: -10 / -1 °C
Era:
Sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.
© SYRI.net