Reshjet intensive të borës kanë krijuar probleme serioze për banorët e zonave malore në qarkun e Kukësit

Reshjet intensive të borës kanë krijuar probleme serioze për banorët e zonave malore në qarkun e Kukësit

13:16, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Si pasojë, dhjetëra fshatra në njësitë administrative Topojan, Zapod, Shishtavec, Gryk-Çaj, Kalis dhe Arrën e Malzi vijojnë të jenë të bllokuara, pasi trashësia e borës në disa zona ka arritur mbi 30 centimetra.

Banorët raportojnë se që prej ditës së djeshme janë pa energji elektrike, ndërsa mungesa e sinjalit telefonik e ka vështirësuar edhe më shumë komunikimin, duke i izoluar plotësisht.

Ndërkohë, akset rrugore nacionale janë të kalueshme vetëm me mjete të pajisura për kushtet dimërore, ndërsa rrugët rurale mbeten problematike për shkak të mungesës së ndërhyrjes për pastrimin dhe kriposjen e tyre nga autoritetet vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco