Banorët e fshatrave Bishan dhe Fitore në Vlorë shprehen shqetësimin e tyre të madh pasi, pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet dhe përmbytjet e fundit, nuk ka ardhur ende asnjë komision vlerësimi për banesat e tyre.
Ata raportojnë se shumë prej familjeve kanë mbetur pa ndihma, ndërsa bagëtitë e tyre janë pa ushqim, duke rrezikuar jetesën dhe përballimin e situatës emergjente.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të vlerësuar dëmet dhe për të siguruar ndihma për familjet dhe bagëtitë, të cilat janë në kushte të vështira pas reshjeve të fundit.
Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një përgjigje për praninë e komisioneve të vlerësimit në këto zona. Situata mbetet e vështirë dhe kërkon reagim të menjëhershëm për të parandaluar humbje të mëtejshme.
© SYRI.net