Aksi rrugor Boge-Qafë Thore-Theth në Qarkun Shkodër është i lirë për qarkullimin e mjeteve, por vetëm për ato të pajisura me goma dimërore ose zinxhirë.
Autoritetet paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar në zonën e tuneleve, ku në një gjatësi prej 550 metrash ekziston rreziku i renies së orteqeve, pas reshjeve të fundit dhe erërave të forta.
Qarkullimi duhet të kryhet me shpejtësi të ulët dhe respektim të sinjalistikës për të shmangur aksidentet.
© SYRI.net