PAMJE/ Rrëshqitje dheu në qarkun e Gjirokastrës, bllokohen disa nga rrugët lokale

10:52, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në qarkun Gjirokastër, duke shkaktuar bllokimin e rrugës lokale dhe vështirësi në qarkullimin për banorët dhe automjetet.

Situata paraqitet shqetësuese pasi pjesë të tokës janë shembur duke rrezikuar infrastrukturën rrugore dhe sigurinë në këtë zonë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin dhe stabilizimin e zonës, për të rikthyer qarkullimin normal dhe për të parandaluar rrezikun e mëtejshëm.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe pritet ndërhyrja me mjete për pastrimin e zonës dhe forcimin e tokës në këto vende kritike.

FOTO GALERI: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco