Reshjet e borës që ranë gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që trashësia të arrijë mbi 25 centimetra.
Si pasojë, aksi rrugor Krujë-Qafë Shtamë është bllokuar, duke izoluar disa fshatra në zonë.
Në Njësinë Administrative Cudhi nuk raportohet për problematika të tjera, ndërsa ekipet e emergjencës dhe shërbimet e mirëmbajtjes së rrugëve po monitorojnë situatën dhe do të ndërhyjnë për pastrimin e borës.
© SYRI.net