Qarku i Lezhës vijon të përballet me pasojat e reshjeve të shiut dhe dëborës në lartësi mbi 700 metra, që kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe gërryerje të tokës në disa zona. Aktualisht reshjet janë ndërprerë, por situata mbetet e monitoruar nga strukturat lokale dhe emergjencat civile.
Bashkia Kurbin. Në fshatin Adriatik, në Fushë Kuqe një nga zonat më të prekura, uji ka nisur të tërhiqet duke nxjerrë në pah dëmet e mëdha që ka shkaktuar.
Në njësinë Fush Kuqe, sidomos në fshatin Adriatik, uji po tërhiqet gradualisht, por në fshatin Patog gjatë ditës së djeshme u shfaqën probleme në lokalet dhe bizneset për shkak të baticave detare. Megjithatë, fenomeni i rrëshqitjes së tokës mbetet shqetësues në zonat kodrinore dhe malore.
Sot do vijojë verfikimi i dëmëve në gjithë territorin nga grupet e punës, dhe kryesisht të përqëndruara në fshatin Adriatik ku dhe jepet mundesia për të konstatuar më qartë dëmet pas tërheqjes së ujrave. Do vijojne punimet per sistemimin dhe pastrimin e rrugicave te lagjes dhe largimin e inerteve apo aluvioneve të sjella nga prurjet.
Bashkia Lezhë
Situata paraqitet më e qetë, por grupet e punës po vijojnë monitorimin e territorit për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe për të pastruar inertet dhe mbeturinat.
Bashkia Mirditë
Në fshatrat Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan dhe Cekaj, gërryerja e tokës nga Lumi Fan i Vogël ka rrëzuar përsëri shtyllat elektrike, duke lënë banorët pa energji elektrike. Situata rrezikon të avancojë drejt rrugëve dhe banesave. Një tjetër problem alarmant është tubacioni i ujësjellësit të Rrëshenit në fshatin Jezull, që kërcënohet nga gërryerjet dhe mund të shkaktojë shembjen e aksit rrugor.
DRUK, me mjete eskavatore dhe punonjës të specializuar, po vijon përforcimin e argjinaturës së lumit Drin në fshatin Ishull Shëngjin, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm ka vijuar rregullisht.
Niveli i lumit Drin dhe Mat ka pësuar ulje, por situata mbetet e ndjeshme dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm.
Banorët dhe autoritetet lokale apelojnë për kujdes, pasi rrëshqitjet dhe prurjet e ujërave malore mund të shkaktojnë dëme të mëtejshme në banesa dhe toka bujqësore.
"Si pasoje e vazhdimit te gërryerjes së tokës bujqësore në Zall - Donaj nga Lumi Fan i Vogël, rreth ores 00:00 jane rrëzuar përsëri shtyllat elektrike të TM, të spostuara një ditë më parë nga OSHEE, pasi gërryerjë ka avancuar duke kaluar vendin e spostimit, duke lënë pa energji fshatin Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan, Cekaj. Avancimi i gërryerjes po shkon drejt rrugës së fshatit dhe banesave.
Pë sa më sipar këkohet mbështetjë në mënyrë urgjente nga Ministria e Bujqësisë nëpërmjet mjeteve të DRUK Lezhë, sipas kërksës së drejtuar, që me datën 09.01.2026, ku AKMC është vënë në dijeni.
Problematikë tjetër alarmante është tubacioni i zbuluar i linjës së ujësjellësit të qytetit të Rrëshenit dhe jo vetëm, nga gërryerjet e përroit në fshatin Jezull, nga e cila rrezikohet këputja e tij, si dhe me avancimin e mëtejshëm rrezikohet dhe shembja e aksit rrugor që lidh një sërë fshatrash.
Nga verifikimet e fundit të kryetra nga strukturat e EC të bashkisë , si pasojë e reshjeve të shiut të ditëve të fundit, në disa fshatra janë konstatuar rrëshqitje toke, të cilat paraqesin rrezik për banesa dhe prona private" raportojnë autoritetet lokale.
FOTO GALERI