Dalja e lumit Shkumbin nga shtrati mëngjesin e sotëm ka përmbytur mbi 30 banesa në fshatin Thanasaj, Bashkia Fier.
Banorët shprehen se përmbytjet përsëriten sa herë lumi del nga shtrati, pasi nuk janë marrë masat për ndërtimin e 500 metrave argjinaturë, të cilat do të mbrojnë fshatin.
Shumë familje ndodhen ende në situatë të vështirë, ndërsa uji ka pushtuar oborret dhe tokat bujqësore përreth banesave. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për parandalimin e dëmeve të mëtejshme dhe për sigurimin e aksesit në rrugët e fshatit.
Situata monitorohet nga autoritetet vendore, ndërsa banorët paralajmërojnë se rritja e ujit mund të sjellë përmbytje edhe më të mëdha në orët e ardhshme.
© SYRI.net