Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, përmbytet tregu i kafshëve pas urës së Mifolit

09:47, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati, duke arritur kuotën 7.5 metra në matësin e nivelit.

Pas një periudhe kur prurjet e lumit ishin futur brenda shtratit, ato u rritën përsëri gjatë orëve të mbrëmjes dhe të mëngjesit, duke shkaktuar përmbytje në tregun e kafshëve pas urës së Mifolit.

Forcat e Mbrojtjes Civile janë në terren dhe po punojnë për riparimin e një argjinature të dëmtuar, e cila ishte çarë gjatë prurjeve të mëdha të mëparshme, duke shkaktuar përmbytje edhe në fshatin Bishan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco