Qarku Shkodër/ Rritet sipërfaqja e përmbytjes, 525 ha tokë bujqësore nën ujë! Problematike zona e Obotit dhe Velipoja

Qarku Shkodër/ Rritet sipërfaqja e përmbytjes, 525 ha tokë bujqësore nën ujë! Problematike zona e Obotit dhe Velipoja

09:32, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është rritur në krahasim me një ditë më parë sipërfaqja nën ujë në qarkun e Shkodrës. Sot rreth 525 hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë të përmbytura ndërsa nuk raportohet për banesa nën ujë. 

 Më problematike është zona e Obotit në Njësinë Ana e malit. Problematike është dhe zona e Velipojës.

Në Obot rruga vijon të jetë e bllokuar për mjetet e ulëtave dhe kalohet vetëm nga makinat e ushtrisë.

Banorët e Obotit thonë se përmbytjet shkaktohen nga shkarkimet e Hidrocentralit. Ndërkohë sot janë ndërprerë reshjet e shiut. 

Sipas raportit ditor të Bashkisë Shkodër për datën 11 Janar 2026, situata hidrologjike në territorin e bashkisë paraqitet e qëndrueshme, me nivele uji nën kuotat kritike. Megjithatë, rreth 525 hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë të përmbytura, të shpërndara sipas njësive administrative:

Njësia Administrative Dajç: rreth 110 ha

Njësia Administrative Velipojë: rreth 265 ha

Njësia Administrative Ana e Malit: rreth 150 ha

Në fshatin Obot, uji është i pranishëm vetëm në afërsi të oborreve, pa depërtim në banesa. Qarkullimi në zonat e prekura mbetet i mundur me mjete të posaçme.

Nivelet e lumenjve në Shkodër mbeten nën kuotat kritike

Niveli i Bunës në Dajç është 6.58 m.

Te Ura e Vjetër e Bunës: 8.50 m (1.00 m nën kuotën kritike 9.50 m)

Te Ura e Bahçallëkut – Drin: 8.20 m (1.80 m nën kuotën kritike 10.00 m)

Hidrovoret, argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesat nuk raportojnë probleme të menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco