Rritja e ndjeshme e prurjeve të lumenjve në qarkun Fier ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe dalje të lumenjve nga shtrati në disa zona, duke prekur banesa dhe duke rritur shqetësimin e banorëve.
Megjithëse aktualisht nuk ka reshje shiu, nivelet e larta të ujit në lumenjtë kryesorë mbeten problematike, ndërsa situata po monitorohet në terren për shkak të rrezikut të përkeqësimit të mëtejshëm.
Ndërkohë gjatë natës ka pasur evakuime të banorëve në fshatrat buzë lumit Seman të bashkive Kuçovë dhe Dimal të qarkut të Beratit.
Informacion i ores 08.00 date 11.01.2026 mbi situaten ne qarkun Fier.
Aktualisht në Qarkun Fier nuk ka reshje shiu.
Deri në këto momente situata paraqitet si më poshtë:
Nuk ka infrastrukturë kritike të dëmtuar.
Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
Furnizimi me energji elektrike është në normalitet.
Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet.
Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë.
Prurjet në lumin Vjosë janë në kuota të larta, me një tendencë në ulje, referuar të dhënave nga ura e Memaliajt.
Vazhdon tërheqja e ujrave në drejtim të Hidrovorit të Darzezës nga tokat bujqësore të prekura nga përmbytja e lumit Vjosë.
Prurjet në lumenjtë Seman janë në kuota të larta.
Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, Njësia Administrative Fiershegan, Bashkia Lushnje, dhe ka përmbytur oborre banesash.
Lumi Seman ka përmbytur rreth 100 ha tokë bujqësore brenda argjinaturave në zonën Roskovec–Patos dhe Fier.
Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe në fshatin Thanasaj ka kaluar nivelin e argjinaturës, duke prekur rreth 20 banesa.
© SYRI.net