Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

VIDEO-SYRI TV/ Tërheqja e Vjosës, dalin në pah dëmet, banorët e Bishanit: Dëme katastrofike

18:47, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tërheqja e ujit në fshatrat e Novoselës ka nxjerrë në pah dëmet e para të shkaktuara nga vërshimi i Vjosës, niveli i të cilit ka nisur të ulet. Banorët e fshatit Bishan flasin për dëme të mëdha, ndërsa akuzojnë drejtpërdrejtë qeverinë dhe institucionet qeveritare për të gjithë situatën e krijuar. Ndërkohë përveç përmbytjeve, një situatë emergjente është krijuar në fshatrat Bashaj dhe Matogjin, ku rrëshqitja e një masivi të mëdh shkëmbor, rrezikon banesat të cilat ndodhen aty pranë

Nga SYRI TV

Ndërsa niveli i lumit Vjosë ka nisur të bjerë disi, ajo që ka mbetur pas janë dëmet e shkaktuara në të gjithë fshatrat e Novoselës. Më tepër se 300 hektarë tokë u mbuluan nga uji, duke shkatërruar gjithçka, sera me të mbjella, vreshtari, ullishte dhe dru frutorë, bagëti të ngordhura dhe dëme në banesa.

Dëme të shumta janë shkatuar në banesat e para te Ura e Mifolit ku uji kaloi lartësinë mbi 4 metra. Banorët janë shprehur se nuk ka ndodhur asnjëherë që lumi të arrinte në këto nivele, duke pohuar se dëmet janë katastrofike, që nga orenditë shtëpiake, e deri tek dëmet në bujqësi, apo dhe dëmtimi i ushqimit të bagëtive. Sipas banorëve, shkak kryesor i përmbytjeve, janë mospastrimi i kanaleve kulluese dhe sipas tyre, përgjegjës kryesor është shteti

Ndërkohë përveç përmbytjeve, një situatë emergjente në Vlorë, paraqitet në fshatin Bashaj dhe Matogjin, ku rrëshqitja e tokës rrezikon banesat. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente të institucioneve, pasi rrëshqitjet e tokës janë masive dhe kanë nisur që ditën e premte dhe vijojnë ende, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e banorëve dhe infrastrukturës.

Pas dëmtimeve të rrugës lidhëse, situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa lëvizja në zonë është bërë e vështirë dhe e rrezikshme. Banorët shprehin frikë se rrëshqitja e tokës mund të thellohet dhe të rrezikojë banesat, veçanërisht në Matogjin, ku ka shtëpi të ndërtuara pranë zonave të prekura.

Sipas tyre, deri më tani nuk ka pasur një vlerësim të plotë teknik në terren dhe mungon prania e strukturave përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave.

Rrëshqitje të masivit shkëmbor ka patur edhe në aksin rrugor Kuç–Qeparo, duke e bllokuar këtë aks për disa orë. Punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur hapjen e një krahu të rrugës, duke lejuar qarkullimin e pjesshëm të automjeteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco