Rrëshqitja shkëmbore bllokon Aksin Kuc–Qeparo

12:38, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rrëshqitje shkëmbore ka bllokuar aksin rrugor Kuc–Qeparo për disa orë, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin e mjeteve. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e një masivi malor, duke penguar kalimin e automjeteve.

Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet lokale, punonjësit e Bashkisë kanë ndërhyrë me mjete të posaçme dhe kanë mundësuar hapjen e një krahu të rrugës, duke lejuar qarkullimin e pjesshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco