Rrëshqitje dherash në rrugën Elbasan–Gjinar, bllokohet qarkullimi rrugor

Rrëshqitje dherash në rrugën Elbasan–Gjinar, bllokohet qarkullimi rrugor

11:36, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga Elbasan–Gjinar u bllokua paraditen e sotme për rreth një orë, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut gjatë kësaj jave.

Aktualisht është bërë e mundur hapja e një korsi për të rikthyer qarkullimin në këtë aks ku zakonisht gjatë fundjavës ka fluks të shtuar për shkak të numrit të madh të vizitorëve që shkojnë për turizëm dimëror malor.

Situata problematike u regjistrua rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Bllokimi i aksit rrugor ka sjellë vështirësi për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, pasi kjo rrugë është lidhja kryesore e disa fshatrave të zonës së Shpatit me qytetin e Elbasanit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të informohen për gjendjen e rrugës, pasi reshjet e shiut vijojnë të mbajnë të lartë rrezikun për rrëshqitje të tjera dherash në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco