Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek në Shqipëri

Qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek në Shqipëri

11:14, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të kryejnë rinovimin e dokumenteve të identifikimit – karta e identitetit dhe pasaporta biometrike – në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht njësisë administrative ku janë të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ministria e Brendshme njofton se ky ndryshim, i vendosur me udhëzimin e ri, zgjidh kufizimet territoriale për riaplikimet e dokumenteve (standard ose të përshpejtuara) dhe synon të rrisë aksesueshmërinë, fleksibilitetin dhe të reduktojë kohën dhe kostot e lëvizjes për qytetarët.

Nga ky lehtësim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar para vitit 2012. Në këto raste, aplikimi do të vijojë të bëhet vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat ekzistuese.

Pasaporta biometrike tërhiqet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi, ndërsa karta e identitetit mund të tërhiqet pranë zyrës ku është bërë aplikimi.

IdentiTek rikujton angazhimin e tij për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes zgjidhjeve që vendosin në qendër nevojat e tyre dhe lehtësojnë aksesin në shërbimet e identifikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco