Moti i paqëndrueshëm për ditën e shtunë/ Reshje shiu dhe bore në disa zona të vendit

Moti i paqëndrueshëm për ditën e shtunë/ Reshje shiu dhe bore në disa zona të vendit

08:09, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë. Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve tëshiut dhe dëborës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 24 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco