SYRI TV
300 dynym sera me luleshtrydhe në Fier janë dëmtuar për shkak të vërshimit të lumit Vjosë. Fermerët e Frakullës kanë protestuar ndërsa bëjnë thirrje për dëmshpërblim pasi dëmet janë të pallogaritshme.
Fermerët e zonës së Frakullës kanë dalë në protestë këtë të premte pasi Mbi 300 dynymë sera me luleshtrydhe, kanë përfunduar nën ujë si pasojë e vërshimit të lumit Vjosë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.
Sipas tyre, kjo është hera e pestë që biznesi i tyre përmbytet nga prurjet e Vjosës.
Situata konsiderohet katastrofike, me humbje të rënda financiare që rrezikojnë seriozisht vazhdimësinë e aktivitetit të tyre.
Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 60 kultivues të cilet pohojnë se uji në sera ka arritur në nivelin e dy metrave si asnjëherë më parë, teksa theksojnë se luleshtrydhja tashmë është në fazën e prodhimit te saj.
© SYRI.net