Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë sërish në protestë. Ky tubim vjen pas situatës me motin e keq, i cili ka prekur qytetin dhe ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme në banesat dhe bizneset e tyre. Qytetarët fajësojnë qeverinë, e cila sipas tyre nuk i ka mbështetur në këtë katastrofë natyrore.
Banorët thonë se ende nuk jemi dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara. Ata bëjnë përgjegjës institucionet për mungesë përgjegjësie dhe angazhimi, për të bërë në kohë pastrimin e kanaleve kulluese. Si pasojë e motit të keq, në Durrës u raportua edhe viktima e parë.
© SYRI.net