Ndonësë kanë kaluar 24 orë nga reshjet intensive që përmbyten Durrësin, uji nuk është larguar dhe pse gjatë natës nuk ka pasur reshje. Kjo ndodh për shkak sepse hidrovori që u kushtoi 20 milionë euro nuk është eficent, duke bërë që kolektorët të mos tërheqin ujin, teksa një tjetër arsye është dhe bllokimi i kanaleve të ujrave të larta. Uji është në oborret dhe në brendësi të banesave të qytetit të Durrësit. Deri tani llogariten të kenë pësuar dëmë nga pëmbytjet mbi 4 mijë banesa dhe biznese.
Nga SYRI TV
Kur kanë kaluar 24 orë nga përmbytjet në qytetin e Durrësit dhe gjatë natës nuk janë regjistruar reshje, uji nuk është tërhequr nga sipërfqaje përmbytur, duke faktuar mungesën e eficencës së hidroorit të ri të qytetit që ndonëse ka kushtuar 20 milionë dollare nuk është eficent. Shkak për këtë është bërë devijimi i projektit për llogari të portit të Porto Romanos,duke bërë që efekti i terheqjes së ujit nga pompat të mos jetë eficent.
Një tjetër shkak i mungesës së mostërhqejes së ujit është dhe bllokimi nga mbetjet e kanalizimeve dhe mospastrimi i kanaleve të ujërave të larta, një problem i ngritur prej kohësh nga banorët.
Prezenca e ujit në oborrre dhe në pjesën e brendshme të banesave është evident, teksa shumë kanë zgjedhur të rrezikojnë duke e larguar ujin me pompa nga oborri.
Situata më dramatike është në zonën e Durrësit të ri, një zonë që prej vitesh është lënë e diskriminuar nga Bashkia e Durrësit, sa i përket investimeve në infrastrukturë.
Syri tv ishte në brendësi të banesave që kanë prezencë uji dhe kanë pësuar deme materiale që konsiderueshme, teksa instancat refuzojnë shpalljen e gjendes së emergjencës për të evituar dëmshpërblimet
Pamjet që vijnë nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa tregon qartë se largimi i ujit është në mëshirë të asaj se çfarë thith toka, pasi sistemi i evadimit ka dështuar plotësisht.
Dëmet janë të pallogartishme, si në dëmtimin e mobiljeve ashtu dhe në dëmtimin e strukturës së banesave, qe më tepër që një pjesë e tyre janë dëmtuar dhe nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.
E njëjta panoramë është edhe në zonën e Shkozetit, në zonën e Porto Romanos, Spitallë, Sektor Rinia dhe periferitë e tjera të qytetit të Durrësit të Durrësit. Ndërkohë edhe brenda vijës së verdhë të qytetit situata është tejet kritike.
Në Burgun e Durrësit uji nuk është tërhequr nga oborri dhe nga kati e parë dhe punonjësit e burgut përdorin gomonë të vogla, me të cilat të burgosurve u shkon dhe ushqimi që vjen nga restorantet luksoze të Vollgës.
Pavarësisht këtij realiteti dramatik qeveria Rama refuzon të shpallë gjendjen e emergjencës për të mos dëshmpërblyer banorët
© SYRI.net