Në qarkun e Gjirokastrës është rënduar situata. Gazetarja e Syri Tv informoi në orën 19:30 se ka dalë nga shtrati liqeni i Viroit.
Rruga Gjirokaster - Tepelenë, tek pjesa e Viroit është e pakalueshme.
Jo vetëm kaq. Nga shtrati kanë dalë dhe përroi i Fiços, e cila ka shkaktuar përmbytje në rrugët kryesore dhe ka bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Pamjet e siguruara nga terreni nga gazetarja e Syri TV, Ervina Shehaj, tregojnë banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre, kryesisht në lagjen “18 Shtatori” dhe zonën Muzeale, ku uji ka mbushur rrugët dhe ka bërë të pamundur daljen në terren.
Edhe përroi i Çullës ka dalë nga shtrati, dhe uji ka vërshuar nëpër qytet duke përmbytur Gjirokastrën.
© SYRI.net