Reshjet me intensitet të lartë të regjistruara gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetin e Vaut të Dejës.
Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, përroi i Glinës ka thyer argjinaturën, duke vërshuar me forcë në pedonalen e qytetit.
Për shkak të situatës, unaza e qytetit është bllokuar për rreth një orë, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve për disa orë.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që përroi i Glinës shkakton dëme në zonë, pasi një situatë e ngjashme është regjistruar edhe gjatë muajit nëntor. Bashkia e Vaut të Dejës ka theksuar nevojën për një ndërhyrje më të gjerë dhe afatgjatë në shtratin e përroit, për të parandaluar përsëritjen e këtyre problematikave.
Nga përmbytjet është raportuar edhe prani uji në rreth 20 banesa në qytet, konkretisht në lagjet Kapedani, Lisën dhe Mllojë. Ndërsa në njësinë Bushat raportohen për 15 familje me prezence uji në fshatin Hoten dhe Mali i Jushit.
© SYRI.net