Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘Këneta’ e Durrësit nën pushtetin e ujit/ ‘Shyqyr që dimë pak not’ - Banori s'kursen ironinë: Po na del nga tualeti!

16:24, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një familje në zonën e Kënetës në Durrës është izoluar plotësisht, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Banesa e tyre është e rrethuar nga uji, duke e bërë të pamundur lëvizjen, ndërsa situata përkeqësohet nga ora në orë.

Në një intervistë për Syri Tv, në lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve nën moderimin e Edvin Parrucës, banori i shtëpisë së përmbytur shprehet se situata ka qenë e rënduar që në orët e para të mëngjesit, ndërsa akuzon autoritetet për braktisje totale.

 "Nga momenti në moment sasia e ujit shtohet. Shteti, emergjencat civile, asnjë lloj ndihme... thjesht për të parë se si është gjendja. Nuk ka ardhur fare askush," shprehet ai.

Sipas tij, ndonëse ky është një problem i përsëritur në këtë zonë, përmbytja eështë e jashtëzakonshme, krahasuar me rastet e shkuara. Banori identifikon si shkak kryesor të kësaj situate problematike, bllokimin e pusetave dhe mosfunksionimin në kohë të hidrovoreve.

"Shkaku është i ditur. Të gjitha pusetat janë të bllokuara, hidrovoret nuk vihen në punë, dhe kur vihen, vihen në momentin që gjithçka është mbytur në ujë," thekson ai, duke shtuar me ironi: "Shyqyr që dimë pak not, që mos mbytemi edhe ne, se shtëpia u mbyt tani."

Gjendja brenda banesës është po aq alarmante. Përveç ujit që ka vërshuar nga jashtë, banori tregon se uji po del edhe nga brenda. "Për shkak të bllokimit të tubacionit, uji i ujërave të zeza e nxjerr komplet në tualet," shpjegon ai. Familja ka tentuar të marrë masa duke vendosur thasë me rërë, por kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Me parashikimet për rifillimin e reshjeve të shiut gjatë natës, frika dhe rreziku shtohen. "Rreziku është absolutisht shumë i madh, se nuk ke nga ia mban. Jemi të rrethuar me ujë. Jemi si një ishull mes ujit," thotë banori. Ai i bën apel institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë përpara se situata të arrijë në ekstremitet, duke theksuar se jo vetëm familja e tij, por e gjithë zona përreth ndodhet në të njëjtat kushte të vështira.

Hidrovori i ri, për të cilin u shpenzuan 19 milionë euro, ka rezultuar totalisht i paefektshëm. Ai nuk arrin të tërheqë sasitë e nevojshme të ujit nga zona e ish-Kënetës dhe lagjet e tjera të qytetit, duke i lënë ato në mëshirë të fatit sa herë që ka reshje intensive.

Tani situata siç edhe duket, që në momentet e para të mëngjesit ka qenë e rënduar. Nga momenti në moment, domethënë sasia e ujit shtohet. Nuk e di, shteti, emergjencat civile, asnjë lloj ndihme apo asnjë lloj, le të themi, thjesht për të parë se si është gjendja. Fare, absolutisht. Për t'i kontaktuar jo, por që ideja është që s'ka asnjë lloj. Siç edhe dihet, Durrësi, po edhe pjesa e Kënetës është zonë problematike në momentet kur ka reshje shiu, po sot ka qenë domethënë një rast, domethënë, i jashtëzakonshëm krahasimisht me herët e mëparshme.

Tani shkaku është i ditur. Domethënë, gjithë pusetat e bllokuara, hidrovoret nuk vihen në punë. Edhe kur vihen, vihen në momentin që gjithçka është mbytur, është mbimbytur në ujë. Edhe këto raste, shyqyr që dimë pak not, që mos mbytemi edhe ne, se shtëpia u mbyt tani. Është zgjidhja e vetme momentalisht, përkohësisht, për të parandaluar ujin brenda në banesë, edhe pse në banesë xhan ka filluar uji të hyjë.  Po, nëpërmjet piletave, bllokimit të tubacionit që shkarkohet tek ujërat e zeza, e nxjerr komplet në tualet. Komplet, se nuk ka nga e shkarkon edhe është i mbingopur me ujë.

Tani, me sa informacion kam unë, përkohësisht nuk ka reshje shiu, por gjatë natës do rifillojnë furishëm. Rreziku është absolutisht shumë i madh, se nuk ke nga ia mban, në këtë rast. Nuk ke nga ia mban. Jemi të rrethuar me ujë. Po të dalësh në të gjitha krahët, 360 gradë, jemi si një ishull mes ujit. Tani unë po bëj një retorikë, se ata e dinë shumë mirë apelin që kanë qytetarët kundrejt shtetit ose emergjencave civile. E vetmja gjë është të marrin masat e menjëhershme pa i tejkaluar në ekstremitet kjo situatë. Jo j vetëm familja ime, por gjithë zona që është përreth, është situatë e ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco