Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

SYRI TV/ Zhgënjehen personat me aftësi të kufizuar, posta s’ka para për shpërblimin e fundvitit...

14:05, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Personat me aftësi të kufizuara, janë zhgënjyer nga qeveria, pasi ende nuk kanë marrë bonusin e fundvitit. Ata shkojnë në zyrat e postës shqiptare, por kthehen duarbosh pa marrë një shpjegim se pse nuk u jepen paratë. Disa prej tyre tregojnë se paratë që do të merrnin nga shpërblimi shtetëror, i kishin llogaritur për të paguar borxhet.

Syri TV

Edhe pse qeveria njoftoi se do të jepte shpërblim fundviti, personat me aftësi të kufizuara në Elbasan, pretendojnë se nuk e kanë marrë ende shpërblimin. Për syri televizion, tregojnë se shkojnë në zyrat e postës, por kthehen duar bosh, pa marrë një shpjegim për shkaqet pse nuk po shpërndahen paratë e bonusit.

Shpresa se do të përfitonin disa para më shumë këtë fundvit, bëri që shumë prej këtyre qytetarëve të bënin llogaritë edhe për të shlyer borxhet, që siç tregojnë ata, ua kanë lënë xhepat bosh.

Ata shprehen se te gjitha paratë i kane borxhe ne farmaci e se nuk po mundin te marin dot të tjera pasi nuk i kanë paguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco