Tradita e shenjtë e hedhjes së Kryqit të Ujit të Bekuar u kremtua edhe këtë vit në qytetin e Fierit, duke mbledhur qindra besimtarë të krishterë në Ditën e Ujit të Bekuar, më 6 janar.
Ceremonia fetare ka nisur fillimisht në Kishën e Shën Gjergjit dhe më pas është zhvendosur drejt Shatërvanit të qytetit, ku u zhvillua edhe momenti tradicional i hedhjes së kryqit në ujë.
Kryqi është hedhur nga Atë Nikola, ndërsa në ujë janë hedhur katër fëmijë për ta marrë atë. Pas gares simbolike dhe me rëndësi shpirtërore, ka qenë Samuel Kola ai që ka arritur të kapë kryqin, duke u shpallur fitues i këtij rituali të shenjtë..
'Ja dedikoj zotit', ka pohuar Samueli pasi ka dal nga uji i shatërvanit
© SYRI.net