Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Merr flakë transformatori në Elbasan, fshati Mlizë pa energji elektrike

Merr flakë transformatori në Elbasan, fshati Mlizë pa energji elektrike

10:03, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një transformator është përfshirë nga flakët në fshatin Mlizë, në Rajonin e Elbasanit, duke lënë pa energji elektrike 104 abonentë.

Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për transformatorin e linjës Fidër 6, Nënstacioni Kombinati i Drurit, në kabinën Tahiraj – Mlizë.

Nga burimet zyrtare bëhet me dije se të gjithë fidrat e tjerë në Rajonin e Elbasanit vijojnë të jenë në punë normale, ndërsa shkaqet e zjarrit në transformator mbeten ende për t’u sqaruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco