Instalacioni “Tirana Moons”, “Hënat e Tiranës” është dëshmia në qendër të Tiranës se si abuzohet me fondet publike. 390 mijë euro u shpenzuar për të ndërtuar një objekt që do të shërbente për të afruar qytetarët tek Libri. Por 3 muaj nga inagurimi, jo që nuk është funksionale, por ky objekt 390 mijë euro është shndërruar në një çiban në mes të sheshit.
Syri TV
Sot ky objekt, duket më shumë si një grumbull mbetjesh në mes të sheshit Nënë Terëza se sa si një instalacion. Madje edhe qytetarët, as që nuk e kanë idenë se çfarë është ky objekt, duke shprehur edhe pakënaqësi për keqpërdorimin e fondeve publike.
Tirana Moons u tenderua nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj sot në qeli, ndërsa inagurimi dhe menaxhimi u mor përsipër nga Kryeministri Edi Rama, i cili mori përsipër edhe të vlerësonte këtë shpenzim 390 mijë euro.
Tenderi për këtë instalacion u mbajt më 3 shkurt të vitit 2025, ku fondi limit i parashikuar për ndërtimin e instalacionit kapte vlerën e rreth 390 mijë eurove. Në garë morën pjesë dy kompani, GAC shpk dhe EURONDËRTIM shpk. Fitues, u shpall kompania GAC shpk, e cila ofroi rreth 345 mijë euro me tvsh për ndërtimin e instalacionit Tirana Moons. Për mbikëqyrjen e punimeve të këtij instalacioni, bashkia e Tiranës zhvilloi edhe një tender të dytë, me vlerë rreth 5700 euro, ku fitues u shpallën kompanitë “Noor Engineering” sh.p.k dhe “TAULANT” sh.p.k. Por pas 3 muajve nga inagurimi, ky instalacion duket se ka humbur jo vetëm vlerën por edhe funksionalitetin, ndërsa në realitet, ky objekt është shumë herë më ndryshe nga sa u tenderua.
© SYRI.net