SYRI TV/ Fluks i lartë në Urgjencën e Spitalit të Lezhës, nëndrejtori: Shumica e rasteve, me grip dhe viroza

13:05, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fund të vitit 2025 dhe ditët e para të 2026-s, Urgjenca e Spitalit të Lezhës po përballet me fluks të lartë pacientësh. Sipas nëndrejtorit të spitalit, Martin Marku shumica e rasteve lidhen me gripin sezonal dhe virozat, të ndikuara nga ndryshimet e temperaturave.

Syri tv

Fundi i vitit 2025 dhe ditët e para të vitit 2026 janë shoqëruar me fluks të lartë pacientësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Sipas të dhënave, deri në 90 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të prekur nga gripi sezonal dhe virozat. Nëndrejtori i Spitalit Rajonal të Lezhës, mjeku infeksionist Martin Marku, thotë se ndryshimi i temperaturave ka ndikuar në rritjen e rasteve të personave të sëmurë.

Sipas nëndrejtorit të spitalit, i gjithë stafi ndodhet në gatishmëri për të përballuar fluksin e pacientëve dhe për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco