Depozitat e ujit në tarracat e pallateve në Durrës rrezikojnë jetën e banorëve

Depozitat e ujit në tarracat e pallateve në Durrës rrezikojnë jetën e banorëve

13:42, 04/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Depozitat e ujit të vendosura në tarracat e pallateve vijojnë të përbëjnë një problem serioz në qytetin e Durrësit, duke rrezikuar sigurinë e banorëve dhe duke shkaktuar dëmtime në strukturat e ndërtesave. Në disa raste, pesha e madhe e depozitave ka sjellë lagështira, çarje dhe rrezik për shembje të pjesshme të tarracave.

Banorët e një pallati pranë rrugës së Portit, i njohur si “pallati me topa”, shprehen se janë të detyruar të mbajnë depozitat për shkak të furnizimit të kufizuar dhe të paqëndrueshëm me ujë. Sipas tyre, mungesa e një infrastrukture funksionale i ka lënë pa zgjidhje tjetër për të siguruar ujin e pijshëm.

Situata bëhet edhe më alarmante pasi pallati është dëmtuar më herët nga tërmeti i 26 nëntorit dhe është rikonstruktuar rreth katër vite më parë. Banorët tregojnë se kolonat e ndërtesës kanë pësuar dëmtime dhe se çdo erë e fortë apo edhe një tërmet i lehtë mund të përbëjë rrezik serioz për jetën e tyre.

Të frikësuar dhe të pasigurt, ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë dhe kontroll të gjendjes strukturore të pallatit, pasi aktualisht ndihen të braktisur dhe të ekspozuar ndaj rrezikut të përditshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco